Gjatë ditës së sotme pritet që kryedemokrati Basha së bashku me aleatët të prezantojnë një program të detajuar se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore.
Prezantimi i këtij programi të përbashkët të Partisë Demokratike me aleatët nis sot rreth orës 11:00.
Kujtojmë që dje pas takimit me Kryemadhin, Basha tha se largimi i Ramës është kusht për t’i hapur rrugën dialogut politik që çon në qeveri tranzitore.
“Do të shpalosim bashkë me kolicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensivisht për programet tona politike, ekonomike, ofertën tonë për shqiptarët jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për tu dhënë siguritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqënie për të gjithë”, tha dje Basha pas takimit me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.