MENU
klinika

"Emra Champions"

Drejt shkarkimit/ Spalleti mesazh lojtarëve të Interit!

27.05.2019 - 22:06

Edhe pse arriti të kualifikonte sërisht në Champions League Interin, divorci mes Luciano Spalletit dhe klubit zikaltër duket i pashmangshëm.

Ndërkohë që nga momenti në moment pritet të njoftohet edhe ndërprerja e bashkëpunimit, Spalletti ka zgjedhur Instagramin për t’u çuar një mesazh futbollistëve me të cilët punoi këtë sezon.

Me një foto fanellash të shumta, ku spikasin ato zikaltër në qendër, Spalletti komplimenton futbollistët e Interit për arritjen e objektivave, duke i quajtur “Emra për Champions”.

“Emra për Champions. Bravo djema! Keni çuar Interin përsëri në kompeticionin më të rëndësishëm në botë”, shkruan trajneri italian në Instagramin e tij.