MENU
klinika

Foto

Dua Lipa në Kanë me premierën “And We Go Green”

23.05.2019 - 10:35

Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare dhe në majat e suksesit, Dua Lipa.

Bukuroshja 23-vjeçare bëri një arritje të bujshme të mërkurën, ndërsa mori pjesë në një darkë private të organizuar nga Alejandro Agag për të festuar premierën e “And We Go Green”.

Artistja shqiptare është paraqitur në një fustan të zi transparent,të kombinuar me aksesorë mjaft të veçantë.

Kujtojmë që Lipa prej disa kohësh ka ndalur koncertet pasi është duke punuar në projektet e reja muzikore të albumit të ri.

Një këngë e re nga Dua pritet të publikohet shumë shpejt para fansave që po shtohen çdo ditë e më shumë anembanë botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN