Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediat ndërkombëtare. Së fundmi, ajo ka pozuar për revistën kineze “Vogue me”.
Me këtë rast, artistja shqiptare ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin shfaqet mjaft e veçantë. Ajo ka falënderuar gjithashtu të gjithë bashkëpunëtorët e saj për realizimin e kësaj kopertine.
“Faleminderit Vogue Me, që më kishit në kopertinë, faleminderit për përkrahjen”, ka shkruar ajo.
Fotografitë e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga 29 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Dua gjatë kësaj kohe i ka anuluar të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të saj të ri.
Ky album siç ka paralajmëruar këngëtarja do vijë shumë shpejt para fansave të artistes 23 vjeçare.