MENU
klinika

"Ndihem si nëna e këtyre dy çmimeve"

Dy çmime të “Recording Academy” për Dua Lipën

14.05.2019 - 10:33

Dua Lipa pozon me dy çmime të “Recording Academy”. Dua është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare nëarenën ndërkombëtare.

 

Ajo gjatë vitit të kaluar ka marrë një numër të madh të çmimeve duke sjell edhe këngë të reja muzikore.

Dua Lipa ka vazhduar edhe këtë vit me suksese të reja, ku ditën e djeshme ajo ka shfaqur për ndjekësit e saj se ka rrëmbyer  edhe dy çmime të tjera.

Kështu së paku ka bërë të ditur 23-vjeçarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka pozuar me çmimet e “Recording Academy”.

Unë e di se dita e nënave në SHBA ishte dje, por unë duhet të them se ndihem si një nënë krenare e këtyre të dy çmimeve të arta që sapo arrita sot”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

Theksojmë se Dua do të jetë në Prishtinë gjatë festivalit “Sunny Hill”, por  nuk do të performojë pasi dëshiron të shijoj këndimet e kolegëve.

Ndërkohë, Lipa i ka ndalur të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri.