MENU
klinika

Aktori jep shenja për një lidhje

Dy vjet pas divorcit kush hyn në jetën e Jonida Maliqit?

18.05.2019 - 14:23

Dy vite pas divorcit nga partneri, prej 17 vitesh lidhjeje, Gent Prizreni, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi po komentohet për nisjen e një romance të re me aktorin e “Al Pazar”, Romeo Veshaj.

Thashethemet për fillimin e lidhjes së re nisën gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, periudha kur mediat u pushtuan nga lajmet për çiftin më të ri të showbizz-it.

Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza, për të cilën mediat aluduan se ajo vajza ishte pikërisht këngëtarja e famshme, Jonida Maliqi.

Më pas, portalet u përpoqën të vërtetonin këtë fakt, duke gjetur lidhjen e ambienteve të njëjta të postimeve që bënin në profilet e tyre në “Instagram”, si Jonida ashtu dhe Romeo.

Gjatë këtyre muajve, ata nuk e mohuan thashethemnajën, por as folën publikisht për marrëdhënien e tyre, duke ja lënë kohës të flasë më tepër.

Ishte pikërisht kjo fitore që i dha mundësinë Jonidës të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian, kur ajo të enjten arriti të kualifikohet në finalen që pritet të mbahet sot në mbrëmje në Tel Aviv.

Direkt pas kualifikimit, Romeo postoi një foto të Jonidës si finaliste, tashmë me diçiturën “Grushti i parë, shihemi të shtunën!”. Ky ishte postimi i dytë që dëshmon mbështetjen hapur të tij që i bën Jonidës, pas atij disa orë para konkurimit në natën e dytë gjysmëfinale.

Romeo postoi një video të Jonida Maliqit në Eurovizion, të shoqëruar me statusin: “Data 16 maj erdhi! Për të gjithë ju që ndodheni jashtë trojeve tona, erdhi momenti të tregojmë sa shqiptarë jemi! Votoni tokën tuaj, votoni 14- tën, votoni Jonida Maliqi!”, shkruante ai, duke e shoqëruar me hashtag titullin e këngës “Ktheju tokës” dhe emrin Jonida Maliqi, përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovizion.

Nuk vonuan komentet që nënkuptonin se tashmë Romeo ishte ai që sapo hodhi hapin e parë drejt konfirmimit të thashethemit që qarkullon në rrethin e artistëve, se mes tyre ekziston një marrëdhënie speciale përtej miqësisë.

Romeo njihet si Montana i “Al Pazar” bashkë me vëllain Donald Veshaj në rolin e Montelës. Vitin e kaluar, mediat shkruanin se ai dhe vëllai, përveç punës në televizion, prej vitesh investonin paralelisht në një biznes, një bar në qendër të Tiranës.

Mbetet pëf të parë nëse pas kthimit të Jonidës, ata do të hedhin një hap të mundshëm për zbardhjen e misterit të marrëdhënies së tyre.