MENU
klinika

"Kemi patur kontakte intensive"

Dybala zgjedh Anglinë/ Negociata sekrete prej një muaji

22.05.2019 - 21:36

Largimi i Allegrit nga Juventusi nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me të ardhmen e Paulo Dybalas, i cili është i destinuar të largohet nga Torino.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, sulmuesi argjentinas është pranë transferimit te ekipi i Manchester United.

Vëllai dhe njëkohësisht menaxheri  i sulmuesit, Gustavo Dybala, ka konfirmuar se me skuadrën britanike ka më shumë se një muaj që ka biseduar për këtë transferim.

“Vështirë se Paulo do të qëndrojë sezonin tjetër te Juvja. Ka shumë mundësi që të largohet. Destinacioni? Të shohim, ka shumë opsione. United? Pse jo, kemi patur kontakte prej kohësh me ta”, tha Gustavo për “Mirror”.

Dybala ka një kontratë deri në vitin 2022 me Juventusin, por duket se sulmuesi argjentinas do të jetë i sakrifikuari në merkaton e verës.

Klauzola e tij është 100 milionë euro dhe pritet që 25-vjeçari të zëvendësojë Romelu Lukakun te “djajtë”, duke formuar dyshen e re të sulmit, Rashford-Dybala.