MENU
klinika

“The Guardian” i dedikon artikull

E quan Londrën “Shtëpia ime”, Rita Ora elektrizon skenën

24.05.2019 - 12:11

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, tash e një kohë ka filluar turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, përreth botës për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit.

Pas performancave të saj në shumë shtete, Rita mbrëmjen e djeshme ndodhej në Londër, vend ky në të cilin artistja shqiptare është rritur.

Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave. “Faleminderit shtëpia ime Londër 02 ti e ke radhën”, ka shkruar Rita.

Biondina 28-vjeçare u shfaq e mahnitshme e veshur në të zeza, e cila padyshim se ndezi skenën me energjinë dhe pozitivitetin që e përcjell çdo herë te publiku.

Nga ana tjetër, mediat e huaja vazhdojnë të raportojnë për suksesin e madh të artisteve shqiptare, përfshirë edhe Ritën.

E përditshmja britanike “The Guardian”, i  dedikoi një artikull të gjatë këngëtares duke thënë se është në formë të shkëlqyer.

Rita po vazhdon të jetë e angazhuar edhe në ngjarje dhe evenimente të ndryshme, madje së fundmi ishte pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë si imazhi i “Magnum”.