MENU
klinika

Video

Ed Sheeran dhe Justin Bieber sjellin “I Don’t Care”

10.05.2019 - 10:35

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, kënga e Ed Sheeran dhe Justin Bieber është publikuar.

Dy nga këngëtarët më të suksesshëm të zhanrit pop së fundmi kanë publikuar projektin e ri muzikor i cili titullohet “I don’t care”.

Me produksion të Mac Martin, Shellback dhe Fred kjo këngë duket se premton të jetë një nga hitet e verës që po troket.

Pas dy vitesh, Justin Bieber bëri një rikthim befasues në skenë gjatë setit të Ariana Grandes në Coachella.

Ndërkohë për Ed Sheeran ky  është rikthimi pas suksesit historik me albumin e tij të fundit.

Ndërkohë kënga nuk ka ende një klip zyrtar por ajo mund të gjendet në vefrsionin me tekst në yutube.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Bieber u shpreh se kjo ishte periudha më e keqe e jetës së tij pasi po përballej me disa probleme të shëndetit mendor.