MENU
klinika

Britaniku nuk zbret nga froni

Ed Sheeran gati për albumin e gjashtë

23.05.2019 - 16:55

Ed Sheeran ndan me fansat lajmin se do të hedh në treg albumin e ri në korrik.

Këngëtari ndau lajmin së fundmi me 29 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

“Projekti i Bashkëpunimeve nr.6” vjen pas albumit të tij të fundit ‘Divide’ që ka shitur më shumë se 15.8 milionë kopje në mbarë botën.

“I Don’t Care” është kënga e parë e albumit të ri, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Justin Bieber dhe aktualisht ndodhet në krye të listave britanike.

Sheeran do zbulojë edhe bashkëpunëtorët e tjerë në album, midis tyre edhe Chance the Rapper dhe PnB Rock.A.

Sheeran po përgatitet për një sërë koncertesh në Shtëpinë e Bardhë në Parkun e Ipswich-it në gusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk kam patur fat me vajzat

Ed Sheeran, dikur pre e bullizmit

Largo "shenjat e paautorizuara"

Ed Sheeran në telashe, ankohen fqinjët