MENU
klinika

I pafajshëm

Edhe Madonna në mbrojtje të Michael Jackson

09.05.2019 - 15:50

Madonna thyen heshtjen mbi akuzat për abuzim seksual kundër Michael Jackson.

Në një intervistë për “British Vogue” e mbrojti këngëtarin duke thënë: “Është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta”.

Mbretëresha  i popit tha se nuk e ka parë dokumentarin kontrovers “Leaving Neverland”, krijuar mbi akuzat e Wade Robson e James Safechuck, të cilët thonë se janë abuzuar nga Jackson kur ishin të vegjël.

Nuk kam një mentalitet linçimi, kështu që në mendjen time njerëzit janë të pafajshëm derisa të provohet e kundërta.

Më kanë akuzuar për shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Kështu që sa herë dëgjoj apo më thonë gjëra për të tjerët, përgjigjja ime është: “Mund ta provosh”?