MENU
klinika

Aktron përkrahë Sharon Stone

Edhe Marilyn Monson shfaqet në serialin “The New Pope”

21.05.2019 - 12:26

Muzikanti  amerikan, Marilyn Manson iu bashkua kastës së aktorëve të filmit, “The New Pope”, i cili është një vazhdim i mini-serisë popullore të prodhuar nga HBO, “The Young Pope”, ka raportuar Variety.

Ende nuk dihet se kë do ta mëshiroj saktësisht Manson, por sipas asaj që është zbuluar deri më tani, karakteri i tij nuk duket të jetë shumë larg nga personi i tij i zakonshëm publik.

Sipas  Variety Marilyn Manson në fotografitë zyrtare të publikuara në janar nga HBO shfaqet krahë Malkovich dhe Jude Law, të cilët në “The Young Pope” mishërojnë kreun e Kishës Katolike, të veshur me uniforma papale.

Më parë u zbulua se Sharon Stone do t’i bashkohej atyre në ekranin e vogël.

Xhirimet e serialit nën regjinë e Paola Sorrentinos është përfunduarpor ajo që nuk dihet ende është vetëm data e shfaqjes.