MENU
klinika

"Arbëria-Dea Festival"

Edhe protagonistja e braktisi Shqipërinë

09.05.2019 - 15:22

Vajza shqiptare dhe artistja shumëdimensionale, që ngadalë po depërton në industrinë italiane të filmit, quhet Brixhilda Shqalsi. Pikërisht kinemaja e riktheu në Tiranë, nën petkun e aktores kryesore të filmit “Arbëria”, nga regjisorja italiane, Francesca Olivieri.

 

 

Pas projektimit në kinematë e vendit fqinj, filmi që i prezanton publikut italian, historinë e arbëreshëve, pati premierën shqiptare si përfaqësues e pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dea.

22-vjeçarja e ka lënë Shqipërinë 13 vite më parë, bashkë me familjen. Filmi “Arbëria” ishte përballja me një histori të padëgjuar më parë prej saj, megjitëse, ajo numëron disa realizime kinematografike në përvojën e saj artistike.

 

 

Në Tiranë, aktorja e re shqiptare vjen e shoqëruar nga regjisorja, që Brixhildën e përzgjodhi menjëherë për të rrëfyer historinë e Aidës, stilistes së famshme në Evropë, e cila kthehet në vendlindje pas vdekjes së të atit dhe zbulon rrënjët e saj arbëreshe, kulturën dhe traditën e jashtëzakonshme të një komuniteti disashekullor.

 

 

“Gjyshja ime është arbëreshe, jam ndeshur që në fëmijëri me gjuhën, traditën, kulturën. Vështirësia ishte të sillja një film në gjuhën arbëreshe dhe t’ia propozoja këtë publikut, tashmë është sfidë e kapërcyer. Ka shumë kërkesa nga italianët që jetojnë në veri dhe qendër. Duket si histori lokale, por në fakt është historia e diasporës, jo vetëm e arbëreshëve, por edhe e hebrenjve, e çdo komuniteti që i është dashur të lërë atdheun”, – tha regjisorja, Francesca Olivieri, duke shtuar se “Arbëria” është mirëpritur nga publiku italian.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit