MENU
klinika

Ceremonia në Letoni

Efektivja Hasanaj shpallet “Dëshmore e Atdheut”, Xhaçka takon familjarët

09.05.2019 - 12:07

Trupi i nëntetares Zarife Hasanaj mbërrin në Shqipëri mesditën e sotme.

Në bazën Camp Adazi në Letoni pak më parë është organizuar ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”.

Ndërkohë ministrja Xhaçka ka zhvilluar një vizitë në familjen e nëntetares Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë demontimit.

Dhimbja juaj eshte edhe e jona. Jeni pjese e familjes se madhe ushtarake.

Do keni mbeshtetjen tone per cdo nevoje. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe per te gjithe ne, është ky mesazhi i ngushëllimit që Xhaçka dha për familjarët e 32-vjeçares.