MENU
klinika

Barça përgatit superofertën!

“El Classico” në merkato për Mbappe!

24.05.2019 - 20:49

Barcelona është futur në garë për yllin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Kampionët e Spanjës e shohin yllin francez si pasardhësin e duhur të Lionel Messit.

Mediat spanjolle kanë raportuar se ekipi blaugrana ka bërë një ofertë të lartë prej 160 milionë eurosh si dhe dy lojtarë në marrëveshje.

Përveç parave Barça i ka ofruar kampionëve të Francës edhe dy futbollistët, Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic.

Oferta për Parizienët është tepër tunduese por drejtuesit e klubit francez nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar. Disa ditë më parë ishte vetë kampioni i botës me Francën, që në një intervistë ka lënë të kuptohet se do të largohet nga kryeqyteti francez.

Me këtë ofertë Barcelona ka rivalizuar Real Madridin që simpatizon talentin francez prej kohësh.