MENU

Në rrezik edhe trajneri Valverde

Eleminimi nga CHL/ Barcelona ‘u vë fshesën’ 9 lojtarëve

09.05.2019 - 19:52

Në kampin e Barcelonës, vazhdon ende të ‘djegë’ humbja turpëruese ndaj Liverpool, në Champions League.

Në mediat spanjolle janë ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen e lojtarëve katalanas. Jo vetëm lojtarët, por gjithashtu janë lëkundur ndjeshëm edhe pozitat e trajnerit Valverde.

Është tashmë zyrtare firma me Frankie De Jong të Ajaxit, të cilit mund t’i bashkohet edhe Matthijs de Ligt për të përforcuar mbrojtjen. 

Ëndrra mbetet Antoine Griezmann i Atleticos së Madridit, klauzola e të cilit pas 1 korrikut zbret nga 200 në 120 milionë euro. 

Mosha mestare e “blaugranave” është relativisht e lartë, për këtë arsye nga “Marca”, “El Mundo Deportivo”, për të kaluar tek “AS” dhe “Sport” kanë nisur të listojnë emrat e atyre që duhet të qëndrojnë apo të atyre që duhet ta mbyllin eksperiencën në “Camp Nou”.

Interesant fakti që në një sondazh të Marca-s mësohet se janë plot 9 lojtarë të organikës aktuale të Barcelonës, për të cilët shumë tifozë mendojnë se duhet të largohen në verë.

Ajo që bie në sy është se tifozët nuk duan më në ekip Philip Coutinhon e blerë me shumë bujë apo as Malcolm, Boateng e Murrillo, të blerë këtë sezon.

Nga sondazhi i kryer, katalanasit preferojnë më shumë Xavin si trajner të ardhshëm sesa Klopp apo Ten Hag.