Ditën e fundit ka qarkulluar në media lajmi lidhur mbi origjinën e këngëtares Eleni Foureira.
“Italiane? Nuk e kisha idenë. Unë nuk jam greke, po jam rritur në Greqi, por ndihem greke…
Nga Italia jugore? Nuk di çfarë të them“, u shpreh këngëtarja në një intervistë në Eurovision, pasi mësoi rezultatet e trashëgimisë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe moderatorja shqiptare Eva Murati. Kjo e fundit i ka komentuar në rrjetet sociale Elenit. Teksa e ka komplimentuar për performancën, e ka pyetur lidhur edhe për origjinën.
“Performanca e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A s’je shqiptare ti?”, e pyet Eva.
Ndërsa këngëtarja i është përgjigjur: “Sigurisht që jam, por ishte testi i ADN-së, trashëgimia ime”.