MENU
klinika

Video

“Ellen Show” vazhdon dhe për tre vite

23.05.2019 - 16:11

“Ellen Show”, tashmë është një nga emisionet më të ndjekura amerikane, ku para disa ditëve thuhej se nuk do të vazhdojë më.

Aktorja dhe moderatorja e famshme përmes një postimi të publikuar në Twitter, ka bërë të ditur se nuk do shkojë askund deri në vitin 2022.

Ky emision ka qenë udhëtimi i jetës sime”, ka thënë ajo.

Ellen më tej ka pohar se ky show është në transmetim që prej 16 vitesh. Që nga fillimi moderatorja  donte ta trajtonte emisionin e saj si një lidhje romantike.

Ndonjëherë në lidhje ke nevojë për pak pushim, por jo unë. Keni ngecur me mua. Sepse do të vazhdoj edhe për 3 vjet”.

Vite më parë ajo theu rekordin e “People’s Choise Awards”, duke u bërë artistja me më shumë çmime të fituara.

Ndërkohë, Ellen u jep hapësirë mjaft të madhe të gjithë këngëtareve më me zë përfshirë edhe artistët e rinj.