MENU
klinika

Nuk e fshehin

Era Istrefi lidhje e re dashurie me këngëtarin britanik…

18.05.2019 - 16:59

Aty ku ndodhet këngëtari britanik Julian Perreta, gjendet edhe Era Istrefi!

Këngëtarja nuk e fsheh më lidhjen e saj romantike me Julian dhe tashmë publikon foto dhe video sa herë që janë bashkë.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në një club në Londër ku partneri i saj performonte live.

Era ka përcjellë për fansat pamje të ndryshme nga performanca e këngëtarit i cili këndonte në mesin e disa balerinave seksi në club-in e natës.

Këngëtarja duket se është dëfryer shumë teksa ndiqte nga larg performancën e tij bashkë me miq të tjerë.

Tashmë ata nuk e fshehin lidhjen e tyre dhe këngëtari i njohur i tregon ndjenjat edhe përmes komenteve që i lë herë pas herë të dashurës shqiptare në Instagram.


Perfeksioni ekziston”, i shkroi pak ditë më parë Julian Perreta këngëtares shqiptare e cila i përgjigjet “zemër”.

Era Istrefi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Perreta i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Barbara Palvin kohë më parë.

Mbetet vetëm që ata ta zyrtariojnë me zërin e tyre!