MENU
klinika

Video

A do të performoj sërish Britney Spears?

21.05.2019 - 10:52

Disa muaj pas problemeve të theksuara me shëndetin mendor, Britney Spears është shfaqur e buzëqeshur ndërsa bënte shopping me të dashurin e saj Sam Asghari. Gjithçka dukej kaq normale dhe e qetë.

Kujtojmë se Britney kaloi një muaj në spital psikiatrik dhe ish menaxheri i saj, Larry Rudolpz tha se këngëtarja mund të mos performojë më kurrë.

Komentet e tij nxitën alarmin mes fansave, por këngëtarja vendosi ti qetësojë.

Ndërsa po bënte shopping me të dashurin në Camarillo Premium Outlets në Los Angeles, jo shumë larg shtëpisë së saj, ajo është pyetur nga një fotograf në lidhje me thashethemet.

Britney shumë njerëz mendojnë se ju nuk do performoni sërish”.

Ajo është përgjigjur: “Aw”.

Por fotografi insitoi me pyetjen dhe vazhdoi: “A do të shohim sërish duke performuar Brit?

Sigurisht”-iu përgjigj Britney, e cila më pas hipi në makinë dhe u largua së bashku me Asghar.