MENU

Teatër dhe shi

Fëmijët presin me ëndje magjinë e kukullave

06.05.2019 - 14:25

Vazhdon Festivali Ndërkombëtar i Kukullave në Tiranë. Vazhdon edhe sfida, që vogëlushët i kanë hapur ditëve me shi: 12 trupa teatrore nga e gjithë bota, janë në Tiranë, për të shkëmbyer përvojat e tyre në skenë. Spektatorët e vegjël, janë ata që po i ndjekin gjithë sy e veshë.

 

Fundjavëve, fëmijët i pret magjia e kukullave. Të shoqëruar nga prindërit, ata iu bashkuan Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave në Tiranë, për të parë shfaqjen e radhës. Kësaj here, artisti nga Brazili bëri për vete me interpretimin e tij, vogëlushët që ndoqën shfaqjen “Ishulli i thesarit”. Për rreth një orë fëmijët u argëtuan teksa pirati kërkonte rrugën e duhur, për ta pasur thesarin në duart e veta.

Na pëlqejnë shumë shfaqjet që po jepen dhe i ftojmë të gjithë moshatarët tanë, të vijnë sa më shumë në teatër, për të parë kukullatedhe për të dalë të gëzuar prej aty”, – shprehen fëmijët, gati në kor.

 

 

Pas duartrokitjeve për shfaqjen nga Brazili, në skenë u ngjit një tjetër trupë teatrore, kësaj here Teatri i Shtëpisë Pulcinella, erdhi tek fëmijët jo vetëm në gjuhën italiane, por edhe në shqip. Teksa artistja italiane e konsideron këtë festival të mrekullueshëm, tregon edhe emocionet, që merr gjatë shfaqjeve nga fëmijët

 

 

Është hera e parë që marr pjesë në këtë festival të mrekullueshëm. Për mua është një ndër i madh, të jem këtu. Të punosh me kukulla edhe me figurantë, është vërtet emocionuese, sepse mbi të gjitha, merr një sienergji shumë të madhe nga publiku ynë, vogëlushët. Unë, në këtë spektakël kuroj dritat, muzikën edhe foninë. Mendoj se jemi me fat, qëtradita e kukullave vazhdon. Edhe pse teknologjia ecënn përpara, ne shkojmë përpara me punën tonë, sepse në mes është publiku. Jam shumë e nderuar që jam pjesë e këtij festivali, në Tiranë”, – ka treguar, Anna Chiara Castellano Visaggi.

Gjatë netëve të festivalit, në skenë do të ngjiten edhe trupa teatrore nga Tunizia, Anglia, Belgjika, Kosova, Tirana dhe Egjipti etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kukulla, përkushitm, dashuri

Aktorja Bebeti feston mes vogëlushësh

Po kukullat kur folën shqip?

Teatri dita ndërkombëtare