MENU
klinika

‘e-Albania’, procedura do dokumente

Fermerët, aplikim on-line për të marrë fonde

08.05.2019 - 20:44

Portali ‘e-Albania’ publikoi sot proderurën që duhet të ndjekin fermerët për të aplikuar nga shtëpi për të marrë subvencione për bujqësinë.

Këtë vit aplikimi i fermerëve për fondet e skemës mbështetëse kombëtare mund të bëhet direkt përmes portalit e-Albania, nga shtëpia

Aplikim për Skemat Kombëtare

Shërbimi elektronik “Aplikim për Skemat Kombëtare” ju mundëson fermerëve të aplikojnë online për fondet e Skemës Mbështetëse Kombëtare, si një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare. Procesi online i aplikimit të fermerëve nga portali e-Albania për përfitim nga skemat mbështetëse me 0 dokumente, do të realizohet mbi bazën e vetëdeklarimit nga ana e aplikantit për të dhënat e kërkuara nga “Formulari i aplikimit”, si dhe të dhëna që identifikojnë fermerin (në bazë NIPT) që plotësohen automatikisht me ndërveprim nga regjistrat elektronikë në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit.

Aplikimi për skemat mbështetëse do te bëhet on-line për masat si më poshtë:

1-Për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1000 (njëmijë) lekë/krerë.

2-Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë për subjekt.

3-Mbarështim i bletarisë me 1 000 (njëmijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

4-Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit me flamur shqiptar, në vlerën 20 (njëzet) lekë/kg për açuge dhe/ose sardele të peshkuara. Pagesa të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje. Në rastin kur anijet janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e përpunimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të verifikuara me certifikatë zënieje dhe/ose:faturave të shitjes së produkteve të përpunuara për në tregun vendas; të deklaratës doganore për eksportin e prodhimeve të përpunuara.

5-Mbjellje e ullinjve në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format intensive të kultivimit, dhe në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format tradicionale. Kur kultivari është autokton masa e financimit shtohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Sipërfaqja e mbjellë me ullinj për fermerët individual të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm, për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) jo më pak se 3 ha. Madhësia e ngastrës të jetë, jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë, të jetë:

– deri në 0.5 ha, me 100% të vlerës për ha;

– mbi 0.5-5 ha (4.5 ha e dytë) të rritet me 25% të vlerës për ha;

– mbi 5.0 -10 ha (5 ha e tretë), të rritet me 50% të vlerës për ha;

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë, për aplikuesit me status SHBB:

3-5 ha, të rritet me 40% të vlerës për ha;

mbi 5.0 -10 ha (5 ha e dytë), të rritet me 65% të vlerës për ha.

5.1- Pagesa për plotësimin e numrit të bimëve në ullishtet e vjetra/degraduara në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë/ha.

6-Përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullinj, jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha.

Dokumentacioni i nevojshëm

– NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit) – i nevojshëm për t’u identifikuar në portal.

Hapat e procedurës

Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;

Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Skemat Kombëtare”;

Klikoni butonin “Përdor”;

Plotësoni formularin elektronik mbi bazën e vetëdeklarimit dhe klikoni “Dërgo”;