MENU
klinika

Duro shpjegon skemën

Financat duhet t’u kthejnë 40 mln euro TVSH eksportuesve

07.05.2019 - 14:46

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, doli në një konferencë për shtyp për të sqaruar vonesat që kanë ndodhur me rimbursimin e TVSH-së, problematikë e ngritur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas zotit Duro po punohet që të ngushtohet hendeku midis kërkesave për rimbursim dhe rimbursimit. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve shtoi se krahasuar me vitin 2018 fondi për rimbursimin e TVSH-së është 32% më i lartë.

Gjatë muajit prill kemi rimbursuar 90% te fondit. Gjatë muajit majparashikohet se do të rimbursohet 100% e fondit. Nga sot deri në fund do të rimbursojmë 16 miliardë lekë,”- tha Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Tatimet gjithashtu kanë saktësuar se stoku deri në fund të muajit prill është 14.9 miliardë lekë; nga këto 10 miliardë janë TAP, Bunkers, Ayen, të cilat janë skeduluar per t’u rimbursuar me këste; kështu që mbetet 4.9 miliardë detyrimi ndaj tatimpaguesve eksportues, fason, grumbullues e te tjerë.

Duro sqaroi se për disa biznese VIP është rënë dakord për procedurën e rimbursimit.

Një nga kriteret që ne kemi marrë në analizën tonë janë grupet e fasonit të eksportuesve dhe grumbulluesve që preken nga kursi i këmbimit por që kanë një efekt te madh në ekonomi dhe në punësim.

Ne jemi ne sinkron me Ministrinë e Financave dhe gjykohet ne fund te tremujorit te dyte situata te rregullohet.

Ka një historik që duhet analizuar dhe parë por situata po përmirësohet, duke u ngushtuar edhe hendeku,” përfundoi Duro.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve bëri gjithashtu apel për të gjithë tatimpaguesit që të përditësojnë të dhënat e tyre të kontaktit si email apo numër telefoni me qëllim vendosjen e komunikimit midis palëve.

Shpesh Administrata Tatimore e ka të vështirë që lidhet me tatimpaguesit, pasi vetëm 50% e tyre kanë të dhëna të sakta kontakti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga kursi dhe mosrimbursimi i TVSH-së

Eksportuesit ngrenë alarmin