MENU
klinika

Duncan një thirrje dedikuar LGBT

Fituesi biseksual i Eurovision “Pranoni seksualitetin”

21.05.2019 - 15:40

Këngëtari që mori me vete fitoren në Hollandë, Duncan Laurence bëri një thirrje që i dedikohej komunitetit LGBT pasi mori çmimin e parë në festivalin Eurovision 2019.

Duncan biseksual, dha një mesazh duke thënë se njerëzit duhet të vlerësohen për atë që janë, pa marrë parasysh seksualitetin e tyre.

Pas fitores me baladën “Arcade”, 25-vjecari tha:

Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të shohësh kush je dhe të shihni veten ashtu sic e shoh unë, sic shoh pjesëmarrësit e tjerë, sic shoh Chris, sic të shoh ty, vetëm si një qenie njerëzore.

Si një person që ka talent, i cili, me këtë trofe do ti përmbahet asaj që të tjerët duan, edhe nëse kanë një seskualitet ndryshe. Rrini me atë që doni dhe bëni më të mirën.  Duajini njerëzit për atë që ata janë. Ky është mesazhi më i rëndësishëm. Ëndërroni për gjëra të mëdha.

Ndërsa kur u pyet se si u ndie kur fitoi dhe mori trofeun, Duncan tha se është ndjenjë aq e fortë sa nuk mund të shkruajë një këngë.

Si fillim, unë u takova me Nettën, kjo ishte dhurata më e bukur dhe më pas mora një trofe prej saj. Nuk kam fjalë, nuk mund ta përshkruaj, nuk mund të shkruaj një këngë për këtë. Jam shumë i lumtur”, përfundon Duncan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komenti i blogut zyrtar të festivalit

Eurovizion 2019/ Kënga shqiptare, dhimbje për emigrimin