MENU
klinika

Foto

Unike/ Shqipja dallon prej familjeve të gjuhëve në botë

04.05.2019 - 17:45

Gjuha shqipe është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indo-evropiane të folur nga më shumë se 6 milionë njerëz, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Republikën e Maqedonisë, por edhe në zona të tjera të Evropës Jugore ku ka një popullsi shqiptare, duke përfshirë Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.

Është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Shkruhet me shkronja latine.

Gjuha shqipe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët.

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten, toskërishten, dhe një kronolekt: arbërishten.

Veç këtyre dhe gjithë historisë së dokumentimit si gjuhë në familjen indo-eropiane, kjo gjuhëka edhe një dimension kuptimor që rrallë gjuhë tjetër e ka.

Me një ngjashmëri me latinishten, bazuar në faktin se alfabeti që përdoret është me bazë latine, mbetet unike në llojin e saj, pavarësisht huazimeve të ndryshme.

Një fjalë me të njëjtin kuptim, e cila gjen ngjashmëri në gjuhë të ndryshme të familjes indo-evropiane, por në gjuhën shqipe ka një formë tërësisht tjetër.

Më poshtë do të gjeni edhe një foto, ndonëse në sensin e humorit, por më se e vërtetë, që dëshmon mjaft mirë se sa unike dhe e veçantë mbetet gjuha shqipe.