MENU
klinika

Raporti i FMN

“Borxhi real i Shqipërisë 69.9% e PBB-së më 2018”

06.05.2019 - 14:39

Borxhi publik nuk po ulet dhe detyrimet e prapambetura po shtohen.

Kështu e sheh situatën ekonomike Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë në një komunikim me median në kuadër të monitorimit të post marrëveshjes.

Ai tha se diskutimet me autoritet shqiptare u fokusuan tek pikat e dobëta dhe tek rrisqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të vendit.

Ai tha se perspektiva ekonomike e Shqipërisë është e favorshme, por këtë vit do të jetë më e moderuar. Ekonomia më 2019 do të rritet vetëm 3.5 % dhe në periudhën afatmesme me rreth 4%.

Deficiti fiskal ka rënë, por këtë pritet të arrijë në 2,5 %. Deficiti do të rritet nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura, por edhe nga dobësitë në të ardhura, tha shefi i FMN-së.

Borxhi publik më 2018 ishte 69.9 për qind duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura, por pritet ulje këtë vit.

Qeveria raportoi se borxhi i Shqipërisë ishte 65.8% në fund të vitit 2018. Qeveria nuk përfshin detyrimet e prapambetura në përllogaritjen e borxhit ndërsa Fondi i përfshin.

Përfaqësuesi i FMN-së vuri në dukje se, politika fiskale ka shumë pak hapësire për të mbuluar detyrimet e prapambetura dhe detyrimet që lindin nga PPP-të.

Në rekomandojmë uljen e rreziqeve fiskale. Specifikisht në mendojmë se korrigjimet duhet të vijnë nga të ardhurat fiskale, pasi shpenzimet nuk mund të ulen më tej.

Ai tha se duhet përmirësohet administrimi i borxhit dhe rekomandoi rikthimin e emetimit të bonove afatshkurtra 3 dhe 6 mujore. FMN sugjeroi se duhet nxitur reforma për krijimin e një tregu likuid të brendshëm.

Ai tha se nxit autoritetet të ulin rreziqet nga kontrata koncensionare PPP nëpërmjet ndryshimeve të fundit ligjore dhe të pezullojnë propozimet e pakërkuara.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Kufizimi i rreziqeve fiskale kërkon përmirësim të administrimit të kompanive energjetikë dhe autoritetet duhen të cojnë më tej reformat në sektorin e energjitikës, tha përfaqësuesi i Fondit

Nevojiten masa të mëtejshme për të reduktuar rrisqet që vijnë nga sistemi financiar, duke zbatuar kuadrin ligjor mbi falimentit.

Ministja e Financave

Ministria e Financave Anila Denaj tha se qeveria është duke bërë hapa para për të minimizuar rrezikun që vijnë nga kontratat PPP në përputhje me kornizën afatmesme.

Gjithashtu ajo tha se po monitorohen ndërmarrjet shtetërorë dhe se këtë vit do të shlyehen të gjitha detyrimet e prapambetura

Ajo tha se synohet një proces i gjere konsultimi të gjërë për paketën fiskale ku përfshihet edhe asistenca e FMN. Do të synojmë përmirësim të mëtejshëm mbi analizën e rriskut, tha Denaj.

Guvernatori

Guvernatori i Bankë së Shqipërisë Genti Sejko tha se ekuilibrat makroekonomikë të ekonomisë shqiptare janë përmirësuar.

Rritja e pagave dhe e punësimit ka ndikuar në rritjen e inflacionit, por kërkesa është ende e pamjaftueshme për rritjen e inflacionit në objektiv.

Likuiditeti në sektorin bankar është i bollshëm, interesat e kredive janë të ulta dhe kursi i këmbimit është iu qëndrueshëm, tha Sejko. Kreditë me probleme janë në trend rënës. Konsolidimi i sistemit bankar do të ndihmojë kreditimin.

Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018 kemi forcuar stimulin monetar dhe kemi zbutur luhatjet në tregun valutor. Perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive, duke nxitur rritjen e punësimit dhe të pagave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në ngërç kreditimi

Bie kredia për ekonominë, FMN zbulon shkaqet

Fokusi i diskutimeve, kursi i këmbimit dhe kreditimi

BSH-FMN takim për ecurinë e sistetimit bankat