MENU
klinika

Një shans që s'duhet humbur

Frika do ta shpëtojë BE-në

22.05.2019 - 16:47

Votuesit europianë janë të hutuar dhe të frikësuar, dhe ky mund të jetë një lajm i mirë për Bashkimin Evropian.

Një sondazh i ri tregon se mbështetja për anëtarësimin në BE është më e larta që nga viti 1983. Por gjithashtu zbbuloi se një numër i madh i votuesve në të gjithë bllokun kanë frikë se BE mund të shpërbëhet në dekadat e ardhshme. Disa madje besojnë se kjo mund të jetë hera e fundit që ata votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Për politikanët pro-BE të Evropës, kjo është një mundësi e rëndësishme. Frika është një motivues i fortë. Populistët kanë qenë të suksesshëm në nxitjen e frikës së votuesve. Tani është koha që pro-evropianët të shfrytëzojnë ankthet e kontinentit dhe të dalin me zgjidhje bindëse.

Ata nuk do të fillojnë nga zeroja. Ekziston ende një bazë e fortë pro-evropiane në kontinent: Dy të tretat e evropianëve kanë ndjenja pozitive drejt BE-së, sipas sondazhit, organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe YouGov.

Rënia e BE-së nuk është diçka që shumica dërrmuese do të mirëpriste: Nëntë nga 10 të anketuar mendojnë se do të ishin më keq nëse BE-ja do të shkatërrohej.

Të pyetur se çfarë do të humbnin më shumë, njerëzit thanë se shqetësoheshin për lirinë e tregtisë (38 përqind), udhëtimin lirshëm (37 përqind) dhe mundësia për të punuar e jetuar lirshëm (35 përqind) në të gjithë Evropën.

Ata gjithashtu shprehën shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes (28 përqind) dhe humbjen e bllokut si kundërvënie ndaj superfuqive si Shtetet e Bashkuara dhe Kina (25 përqind). Vetëm 8 përqind thanë se nuk besojnë se do të humbnin shumë nëse BE do të pushonte së ekzistuari.

Partitë kryesore tani kanë një shans për të kanalizuar këtë ankth të përhapur. Nuk është ende vonë për ta bërë këtë, me një elektorat të paqëndrueshëm evropian, ku ka deri në 97 milionë votues të cilët ende mund të binden për të votuar për parti të ndryshme.

Mark Leonard është drejtor i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës