11.05.2019 - 13:40
Rreth 100 hektare tokë janë përmbytur në fshatrat Sums dhe Barbullush në Vaun e Dejës
Reshjet e ditëve të fundit kanë përmbytur dhe shkatërruar të mbjellat e fermerëve të zonës.
Ata thonë se dëmi ekonomik që iu është shkaktuar është i konsiderueshëm duke iu shkatërruar sakrificen e nje viti te tere.
Shkak për përmbytjen e të paktën 10 parcelave vetëm në fshatin Barbullush sipas banorëve është bërë mospastrimi i kanaleve.
Ata thonë se prej më shumë se 20 vitesh nuk është ndërhyrë për hapjen e tyre.
Banorët të cilët kanë pësuar goditje financiare vit pas viti për shkak të përmbytjeve tregohen pesimiste për rimëkëmbje edhe gjatë këtij viti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Reshjet e shiut
Përmbytet Vlora, ‘paralizohet’ qyteti
Bllokimi i kanalit ujitës