MENU

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

23.05.2019 - 13:22

Erenik Beqiri shkeli tapetin e kuq në Kanë, si pjejsë e filmit “Furgoni”. Ndërsa ishte në garë, iu desh të kalonte plot 4 240 realizime, për të qenë pjesë e 11 filmave të përzgjedhur – fimat më të realizuar në kategorinë “short”, me metrazh të shkurtër. “Furgoni” e klasifikoi kështu Shqipërinë, paralel me kinemanë e të tjera vendeve, si: Argjentina, Franca, Finlanda, Greqia, Izraeli, Ukraina dhe Suedia.

 

 

 

“The van” vjen si produksion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës, me protagonist aktorin nga Kosova, Arben Bajraktaraj.

Artistët janë shprehur, se e kanë pritur këtë shpërblim, pas një pune të madhe gjatë xhirimeve për realizimin.

Prodhimi shqiptaro-francez ka në qendër një djalë rreth të njëzetave, i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Me idenë për të fituar sa më shpejt lekët që i nevojiteshin, ai pranon të bëhet palë e disa konflikteve me përplasje që zhvillohen brenda në një furgon.

 

 

 

Furgoni ka dy rregulla të thjeshta: dyert mbyllen dhe furgoni niset për në rrugën e zakonshme, duke u kthyer sërish në pikën e nisjes. Kur dyert hapen, prej aty mund të dalë vetëm një fitues.

Filmat do të vlerësohen për “Palmën e Artë”, nga juria e përbërë nga 9 anëtarë, me president regjisorin Alejadro Gonzales, i përmendur së fundmi, sidomos për filmin “Birdman”.

 

 

 

   Festivali i Kanës po zhvillohet në qiell të hapur, “yjet nën yje”, në një kinema në plazh. Festivali, shumë i rëndësishëm, ka bërë bashkë emrat më të rëndësishëm të kinemasë botërore, si pararendës i prodhimeve kinematografike që iu presin çmimet “Oscar”./Konica.al

Nga: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nderohet në moshën 83-vjeçare

“Palma e artë” mitit të kinemasë franceze

Elezi: Jo më kjo amnezi kolektive

“Përrallë nga e kaluara” në Austri


Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt

Si e parandjeu Ali Pasha fundin

U përcoll po aq madhërishëm saç jetoi