MENU
klinika

Detajet

Furgoni përfundon në Shkumbin, bllokohet shoferi!

24.05.2019 - 19:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan.

Një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, nuk ka viktima. Drejtuesi i mjetit është nxjerrë pas 30 minutash nga furgoni, i cili ra në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Ai u nxor nga punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe u transportua në rrugën automobilistike me barrelë, për t’u dërguar menjëherë me autoambulancë në Spitalin e Librazhdit për trajtim mjekësor.