MENU
klinika

Motivi

‘Furtunë’ shkarkimesh në AKU, ikin disa drejtorë

08.05.2019 - 15:57

Shkarkohen 3 drejtorë rajonal të AKU të Korçës, Durrësit dhe Tiranës.

Si motivacion i shkarkimit të 3 drejtorëve rajonal të AKU raportohet të jetë performanca e keqe dhe mospërmbushja e detyrave. Bashkë me shkarkimin e drejtorëve janë të shkarkuar edhe disa inspektore të AKU në Korcë , ndërkohë të tjerë inspektorë kanë marrë masën pezullim nga puna po në Korçë.

Kujtojmë që siguria ushqimore është kthyer në qendër të vëmendjes se qeverisë.

kolana e librave

Disa ditë më parë ishte vetë kryeministri Edi Rama që kritikoi ashpër edhe Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila në pikëpamjen e kreut të qeverisë nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj.

Rama tha se ka ende probleme në fushën ushqimore, por shtoi se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg.