MENU
klinika

Publikimi i të dhënave

Gati për fondin 5 mln euro, 7700 aplikantë kalojnë fazën e parë

25.05.2019 - 16:38

Rreth 7700 fermerë kanë kaluar fazën e parë, për tu bërë përfitues të fondit prej 5 milion euro të vënë në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë në projektin e Skemave Kombëtare 2019.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka publikuar të dhënat, ku pjesa më e madhe e aplikimeve kanë qenë për dorëzimin e qumështit lëndë e parë në pikat e grumbullimit për ferma me lopë dhe të imta ku dhe merret mbështetje direkte.

Nga 7 masa në total, për këtë masë janë regjistruar 3223 aplikime, të ndjekura nga aplikimet për tufën bazë më të imta me 2298, 962 aplikime për bleratinë, 691 aplikime për mbjellje ullinjsh, 499 aplikime për ujitje me pika, 23 aplikime për përmirësim ullishtesh të degraduara dhe në fund listohen vetëm 4 aplikime për dorëzim prodhimi për anije peshkimi.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Tashmë AZHBR ka hyrë në fazën e përzgjedhjes, ku aplikantët duhet të dorëzojnë dokuementacion shtesë, si vërtetim për pagesën e sigurimeve shoqërore koherente, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore ose ndaj AZHBR-së nëse kane rezultuar debitorë, ndërsa sipas masës kërkohen dhe dokumente specifike, si dokumentacion të plotë të pronësisë mbi tokën apo të marrjes me qira, etj.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit shtesë nga ana e fermerëve do të zgjasë deri më 7 Qershor 2019. Plotësimi i dosjes përtej këtij afati, do të rezultojë në skualifikim të aplikimit.

Fondet që do të lirohen nga aplikimet e skualifikuara do të rialokohen dhe do të përdoren vetë për ata që plotësojnë dokumentet deri më 7 Qershor.