MENU

Rrezik për bashkëshorten

George Clooney i frikësuar nga ISIS

25.05.2019 - 12:03

Amal Clooney, bashkëshortja e aktorit të njohur me famë botërore, George Clooney, është e përfshirë prej shumë kohësh në luftën kundër ISIS.

Kjo ka bërë që burri i saj të ndihet i frikësuar ndaj ndonjë sulmi eventual që organizata terroriste mund t’i bëjë bashkëshortes së tij.

Amal do të jetë avokatja e shumë prej viktimave të ISIS, duke shpresuar që të arrijë t’i çojë të gjitha çështjet në Gjykatë.

Gruaja ime do të marrë çështjen e parë kundër ISIS në gjykatë. Ne kemi shumë dyshime. E para dhe e vërteta është dyshimet mbi sigurinë që ne duhet të ndeshemi në baza ditore”, ka thënë George Clooney.

Ai nuk e ka mohuar faktin që po ndjehet i shqetësuar rreth sigurisë së familjes së tij, për shkak të angazhimit të Amal në këtë fushë.

Ne nuk duam që fëmijët tanë të jenë në shënjestër, pra ne duhet të jemi të vëmendshëm”, ka thënë tutje aktori i shqetësuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë profesioni po ushtron këngëtarja

Vesa Luma gjen punë në Zelandën e Re

Shkak romanca me ish-deputetin ‘problematik’

Rudina Dembacaj i jep fund martesës

"Jam duke luftuar sëmundjes e rëndë..."

Këngëtarja e njohur bën njoftimin që tronditi fansat

Martohet mikesha e Dukeshës

Meghan dhe Harry udhëtojnë drejt Romës