MENU
klinika

Zbulon shifrën marramendëse

Gigi Hadid, ndër modelet më të paguara në botë

27.05.2019 - 14:19

Gigi Hadid është një nga modelet më të paguara në botë dhe së fundmi ka  bërë publike shifrën marramendëse që zotëron.

 

Gigi Hadid konsiderohet si një nga modelet më të mira të modës të gjeneratës kështu që edhe pasuria e saj nuk është një shifër e zakonshme.

Markat dhe revistat e mëdha kanë nënshkruar me të. Ajo është vetëm 23-vjeçe dhe ka fituar emër e famë.

Vlerësohet se Gigi ka një pasuri me vlerë 19 milionë dollarë.

Por si e ka krijuar të gjithë këtë pasuri Gigi e cila është ende shumë e re?

Emri i saj i plotë është Jelena Noura Hadid por është e famshme në të gjithë botën si Gigi Hadid. Karriera e saj si modele filloi kur ishte vetëm 2 vjeçe. Ajo punoi se modele kur ishte fëmijë për Guess Clothing.

Gjithashtu u shfaq në dy fushata të Guess Clothing ku u rrit.

Gigi ka sfiluar për markat më të mira të botës. Ndërsa doli më shumë se 35 herë në revistën ndërkombëtare Vogue për më shumë se 4 vjet.

Ajo është një nga 50 modelet më të mira të Models.com.

23-vjeçarja u quajt Modelja Ndërkombëtare e Vitit në 2016 nga British Fashion Council. Ndërsa nënshkroi me IMG Models Agency në 2013. Gigi është një nga modelet më paguara në industrinë e modës.

Ajo bëri debutimin në Javën e Modës në New Jork në vitin 2014 duke sfiluar për koleksionin e Desigual.

Por nuk është vetëm një modele. Gigi ka aktruar në filma si Oceans’s 8, Virgin Eyes dhe Pirelli Calendar. Gjithashtu është shfaqur në shumë video muzikore.

Në vitin 2015 fitoi First Annual Fashion Los Angeles Awards si “Modelja e Vitit”.

Pasuria e saj neto prej 19 milionë dollarë pritet të rritet pasi, Gigi është e re dhe është duke e zhviluar karrierën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Familja u tall me pamjen e saj

Shpërthen Gigi Hadid ndaj komenteve negative

Taylor Swift mikesha më e mirë

Gigi Hadid: “Fama kushton…”