MENU
klinika

Pse nuk mbaroi “Mona Liza”?

Gjeniu mëngjarash vuante nga strabizmi

09.05.2019 - 14:11

Leonardo da Vinçi mund ta ketë lënë pa përfunduar të famshmen “Mona Liza”, pas një episodi të rëndë gjatë jetës, çfarë i shkaktoi dëmtime nervore. Një studim i ri pohon se mjeshtri i Rilindjes, nuk ishte në gjendje të mbante penelin për shkak të dëmtimit. Një portret i artistit tregon krahun e tij të djathtë të ‘ngrirë në një pozicion të palëvizshëm’.

Akademikët dhe ekspertët shqyrtuan portretin e Da Vinçit, nga artisti Giovan Ambrogio Figino, me dorën e djathtë në pozicion të pazakontë. Sipas ekspertëve, ka të ngjarë që piktori të ketë pësuar dëmtime nervore pas sëmundjes. Besohet se artisti kishte vizatuar me dorën e majtë, por pikturoi me të djathtën.

 

 

Studiuesit, tani pretendojnë se sëmundja mund të jetë konstatuar pas kryeveprës “Mona Liza”. Ata shprehen, se nuk ishte goditja në kokë, siç besojnë shumë, që e preku anën e djathtë të trupit Da Vinçin.

Bashkautori Davide Lazzeri, një kirurg specialist i estetikës në klinikën “Villa Salaria” në Romë, thotë se një gjendje dobësie mund të ketë shkaktuar traumën në krahun e djathtë të mjeshtrit.

“Kjo mund të shpjegojë arsyen pse shumë piktura të tij mbetën të papërfunduara, përfshirë edhe “Mona Lizën”, gjatë pesë viteve të fundit të karrierës si piktor”, – pohon ai.

 

 

“Mona Liza” u pikturua ndërmjet viteve 1503-1519, viti kur Da Vinçi u nda nga jeta. Leonardo, zakonisht vizatonte me dorën e majtë, pasi këtë e kishte të lindur, por u mësua të ushtrohej edhe me të djathtën, qysh nnë rininë e hershme.

Po ashtu, thuhet se ai mund të ketë qenë prekur nga strabizmi, një patologji që pengon lëvizjet e sinkronizuara të syve. Dukuria, zakonisht përfshin mungesën e koordinimit midis muskujve të syve, që e bën të pamundur shikimin në një pikë të njëjtë.

Besohet se vetëm një në 200 vetë, preken nga kjo sëmundje.Shumë piktorë të famshëm, duke përfshirë Picasso dhe Degar, kanë qenë prekur gjithashtu nga strabizmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt