Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një paraqitja të shkëlqyer në një nga mbrëmjet e Festivalit të Filmit në Kanë.
Sipas DailyMail, ajo mori pjesë në mbrëmjen gala organizuar kundër AIDS gjatë 72 vjetorit të Festivalit të Kanës të enjten.
Dua, 23 vjeçe, kishte një pamje tejet tërheqëse veshur me një fustan të kuq dhe të gjatë me gëzof, i cili nxorri në pah figurën e saj trupore.
Këngëtarja e hitit “Be the one” shtoi magjinë e pamjes edhe me aksesorët e saj prej argjendi dhe vathët e mëdhenj.
Veshja e Duas ishte dizenjuar enkas për të.
Ndërkohë, AMFAR që prej vitit 1985 ka investuar rreth 550 milionë dollarë në programet e saj dhe ka dhënë më shumë se 3,300 grante për ekipet kërkimore në mbarë globin.