Një predhë është gjetur ditën e sotme në fshatin Panaja të Vlorës.
Predha e gjendur dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore, ndërsa është konstatuar rreth mesditës pranë xhamisë fshatit, ndërsa sipas policisë nuk paraqet shumë rrezikshmëri.
Ndërkohë, pritet që forcat e policisë të mbërrijnë në fshatin Panaja, për të zhvendosur predhën e gjetur.
Kujtojmë se së fundmi edhe vetë Ministria e Mbrojtjes është angazhuar në zbulimin e predhave apo bomba aviacioni me qëllim garantimin e sigurisë.
Vetëm pak ditë më parë në Karaburun të Vlorës u ndërmor një aksion prej ku u nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe një bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta e II-të Botërore.