03.05.2019 - 11:46
Gjykata e Krimeve të rënda ka vendosur sot masë e sigurisë “arrest me burg” për Skënder Hoxhën.
Hoxha akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Antoneta Hoxha 53 vjeçe.
63-vjeçari Hoxha nën akuzë për vrasjen me levë të bashkëshortes së tij Antonetës 53-vjeçe mësohet se ka deklaruar në gjykatë se bashkëshortja e tradhëtonte.
“Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhëtonte“, ka deklaruar ai.
Kjo ngjare e rëndë u shënua më 30 prill në fshatin Valagat në Memaliaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Krim në familje
Vrau gruan dhe kunatën në prani të fëmijëve të mitur!
Dëshmia kontradiktore