MENU
klinika

Publikohet Video

“Grusht kundërshtarit”/ Liverpool do skualifikimin e Messit

02.05.2019 - 22:22

Leo Messi i dha një goditje të rëndë Liverpoolit ditën e djeshme ku me dygolëshin e tij thuajse vulosi kalimin e Barçbs në finale.

Goli i dytë i argjentinasit ishte një perlë e vërtetë, nga ato që vetëm ‘pleshti’ di të dhurojë. Por tifozët e “The Reds” kanë vendosur të ‘hakmerren’ në rrjetet sociale ku kërkojnë dënimin e yllit të Barcelonës.

Ata kanë publikuar një video në internet ku goli i tretë i Barcelonës ka ardhur pas një gabim të gjyqtarit Bjorn Kuipers.

Sipas videos, Messi ka goditur me grusht Fabinjon dhe faulli i është dhënë numrit 10 të katalanasve, jo lojtarit të Liverpoolit.

Kaq ka mjaftuar dhe në rrjet kanë shpërthyer menjëherë polemikat, ku tifozët e Liverpool kanë gjetur mbështetjen e tifozëve të Real Madrid dhe ekipeve të tjera antikatalanase.

Tani tifozët e Liverpool kërkojnë skualifikimin e Messit në ndeshjen e ardhshme, ndërkohë që topi kalon në anën e UEFA-s.