MENU
klinika

NBA

Warriors me ‘dhimbje koke’/ Mungesa në finale!

28.05.2019 - 18:56

Skuadra kampione e Golden State nuk do të ketë në dispozicion Kevin Durant për finalen e parë play off ndaj Toronto.

Ndeshja do të luhet më 30 maj në Kanada, ndërsa në dyshim është edhe basketbollisti DeMarcus Cousins.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Warriors, Steve Kerr.

Houston Rockets’ James Harden, left, and Golden State Warriors’ Kevin Durant/ (AP Photo/Ben Margot)

Durant nuk do të jetë. Ky është një lajm jo i mirë, pasi ai është pjesë e rëndësishme e grupit. Në dyshim është edhe Cousins, çështjen e tij do ta monitorojmë deri në momentin e fundit”, u shpreh Kerr.

Dy ndeshjet e para finale play off do të luhen në fushën e Toronto, që ka avantazhin fushë në këto finale. Ndërkohë, Durant nuk luan prej dy javësh për shkak të një dëmtimi.

Basketbollisti amerikan mungoi në 4 ndeshjet finale të Perëndimit, ku Warriors mposhtën Portland në finale.