MENU
klinika

Votimet

Greqia në zgjedhje/ Tsipras dhe Mitsotakis mesazhet e fundit

25.05.2019 - 13:36

Me një miting të madh në sheshin qendror të Athinës kryeministri Aleksis Tsipras ka mbyllur fushatën elektorale të partisë së tij për zgjedhjet për parlamentin europian dhe ato të administratës lokale që zhvillohen njëkohësisht të dielën, ndërsa kanë marrë ngjyrën e zgjedhjeve kombëtare.

Ai u ka kërkuar grekëve votën për të vazhduar politikat sociale që po zbaton qeveria e tij në këto momente që Greqia po rimëkëmbet ekonomikisht.

“Greqia nuk kthehet pas.Të dielën do të vendosim me çfarë plani do të ecë vendi përpara, tani që dolëm në dritë pas programeve të ndihmës, tani që mundemi të lirë të planifikojmë ditën e nesërme për atdheun tonë”, thotë Tsipras.

Ndersa lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis ka zgjedhur Selanikun për t’u bërë thirrje përkrahësve të partisë së tij që me anë të votës t’i japin fitoren dhe të detyrojnë partinë në fuqi të largohet duke shpallur zgjedhjet kombëtare, ndërsa ka kritikuar katërvjeçarin e qeverisjes Tsipras.

“Dëgjova zërin e grekëve, durimin e tyre, vitet e pritjes, shpresën se më në fund diçka mund të ndryshojë për më mirë në këtë vend, dëgjova vullnetin për të lënë pas gënjeshtrat”, tha Mitsotakis.

Rreth 9.9 milion grekë, prej të cilëve mbi 530.000 për herë të parë, do të shkojnë në kutitë e votimeve të dielën për të zgjedhur 21 eurodeputete nga 40 parti dhe formacione politike, si dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.

Ndërsa 5 vjet më parë Syriza i ka fituar këto zgjedhje me 3.8% vota më tepër, sondazhet e fundit japin një diferencë nga 1.2 deri në 7.5 % në favor të konservatorëve, por prej vitit 2014 asnjëherë kompanitë e sondazheve nuk kanë qenë të besueshme.

Nëse kryeministri Tsipras do dalë nga këto zgjedhje me diferencë të ngushtë, me më pak se 3% nga konservatorët ,atëherë mundësitë për të shpallur zgjedhje të parakohshme brenda muajit qershor janë të shumta. Në të kundërt ato do të zhvillohen në vjeshtë të këtij viti. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja e shumë shtetasve shqiptarë jo vetëm si votues, por edhe si kandidatë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi