MENU

Grupi kriminal Gjirokastër-Korçë

Mega-operacioni, vendimi i Gjykatës për 20 të arrestuarit

09.05.2019 - 12:22

Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Brezi i Gjelbër” kanë dalë sot para gjykatës, ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas Prokurorisë, persona të ndryshëm nga Tepelena, Saranda dhe Gjirokastra, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në disa raste, kanë kryer trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Nga hetimet e kryera deri më tani ka rezultuar se një grup shtetasish shqiptarë me banim në Shqipëri, kryesisht në zonat e Sarandës, Gjirokastrës dhe Korçë, por dhe me banim në Greqi, në bashkëpunim edhe me shtetas grekë, përgjatë kësaj periudhe (shtator-prill 2019), kanë trafikuar sasi të ndryshme lëndësh narkotike të llojit kanabis sativa, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, duke shfrytëzuar lëvizjet, kryesisht nga kufiri i gjelbër, midis dy vendeve tona.

Duke u njohur me këtë aktivitet kriminal, që shtrihej në territoret e dy vendeve dhe me pjesëmarrjen e shtetasve këndej dhe andej kufirit” shkruhet në vendimin e Gjykatës.

Duke iu referuar këtij vendimi, rezulton se numri i personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal është i lartë, ndërsa në pranga kanë rënë edhe një futbollist dhe nëndrejtori i Spitalit të Sarandës.

Kështu, mësohet se Kejdi Sadushi e siguronte drogën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa, duke kontaktuar me nëndrejtorin Llanaj dhe Xhibron, gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shkolle në supe, përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica për në Athinë.

Gjatë hetimeve proaktive, të kryera me metodat speciale, është mësuar se anëtarët e grupit kriminal kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kryer trafikun e drogës.

Burime nga grupi hetimor thanë se lënda narkotike, e llojit kanabis sativa, trafikohej në sasi të vogla që nuk i kalonin 60 kilogramë.

Droga paketohej dhe futej brenda çantave të shkollës, më pas persona të tjerë, pjesë e grupit, i kalonin në këmbë përmes kufirit të gjelbër, nga Saranda drejt Greqisë.

Në 10 muajt e hetimeve, në total janë sekuestruar mbi 1 ton kanabis, mbi 1 kg heroinë e kokainë, lëndë narkotike çokollatë, armatime, 25 automjete dhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare. Disa nga të arrestuarit mësohet se janë:

Petrit Nanaj (Peço) Mikel Jorgji, Odise Ymeri, Besmir Ymeri, Artan Hoxha, Elton Llanaj, Trimosh Leskaj, Edvin XHibro, Malo Malaj, Kejdi Sadushi, Florenc Llanaj, Adrian Xhibro, Armando Zholi dhe Drin Xhepexhiu. Ndërkohë, në lidhje me këto hetime, janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë, si dhe hetimet vazhdojnë për të bërë të mundur identifikimin e disa personave të tjerë.

1. ALEKS NANAJ (ADIL NANO), 37 vjeç, banues në Sarandë
2. PETRIT NANAJ (PAÇO), 24 vjeç, banues në Delvinë
3. MIKEL JORGJI, 37 vjeç, banues në Sarandë
4. ODISE YMERI, 28 vjeç, banues në Sarandë
5. BESMIR YMERI, 28 vjeç, banues në Sarandë
6. EMILIANT (EMILIAN) LAMKOLLARI, 27 vjeç, banues në Sarandë
7. KUJTIM ZMALAJ, 27 vjeç, nga Puka, banues në Tiranë (aktualisht ndodhet në burg)
8. ARTAN HOXHA, 47 vjeç, banues në Gjirokastër
9. ELTON LLANAJ, 30 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier
10. ALEKS LIKAJ, 32 vjeç, banues në Sarandë
11. TRIMOSH LESKAJ, 39 vjeç, banues në Gjirokastër
12. ERVIN HYSAJ, 24 vjeç, nga Tirana, banues në
Tepelenë (aktualisht ndodhet në burg)
13. DONALDO NELA, 22 vjeç, banues në Tepelenë
14. ANDREA CACA, 50 vjeç, banues në Tepelenë (aktualisht ndodhet në burg)
15. EDVIN XHIBRO, 40 vjeç, banues në Sarandë
16. PASHK SYLA, 29 vjeç, nga Puka, banues në Tiranë
17. MALO MALA, 44 vjeç, nga Tepelena, banues në Tiranë
18. ORGES HYSA, 24 vjeç, nga Tepelena, banues në Tiranë
19. KEJDI SADUSHI (KOSTA), 28 vjeç, nga Elbasani, banues në Korçë
20. FLORENC LLANAJ, 31 vjeç, banues në Sarandë
21. ADRIAN XHIBRO, 31 vjeç, banues në Sarandë
22. ARMAND ZHOLI, 39 vjeç, nga Tepelena, banues në Sarandë
23. DRINI XHEPEXHIU, 27 vjeç, banues në Gramsh
24. SPIRO LILA, 24 vjeç, banues në Gramsh
25. JONIDA J., 33 vjeç, nga Lushnja, banuese në Sarandë
26. POLIKSENI K. (SARA), 25 vjeç, nga Saranda