MENU
klinika

Drejtori i Corriere 'plas bombën'

“Guardiola? Jo. Allegri më tregoi trajnerin e ri të Juves!”

23.05.2019 - 21:01

Kush do të jetë pasardhësi i Massimiliano Allegrit tek Juventusit?

Kjo është dilema e madhe që po qarkullon së fundi në klubin bardhezi. Pas largimit të teknikut toskan, me stolin e “Zonjës së Vjetër” janë lidhur një sërë emrash.

Por drejtori i “Corriere Dello Sport” ka hedhur bombën duke thënë se Allegri i ka folur për pasardhësin e tij.

Ivan Zazaroni  është i sigurt se trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Maurizio Sarri.

“Trajneri i Juventusit për mua do të jetë Maurizzio Sarri me 90 %, të gjithë rrugët të çojnë tek ai. Unë isha me Allegrin dhe ai më tha se do të marrin Sarrin. Ai është një zgjidhje më praktike për një ekip, që do të ndryshojë pak. Inzaghi është harruar pak, ndërsa Pocchettino është i panjohur.

Kur mora vesh që Guardiola ishte në Milano, e telefonova dhe ai u shpreh se nuk ishte i gatshëm të largohet nga një ambient si City. Mediat sociale janë prodhuese të dezinformimit, unë kam siguri dhe i besoj Guardiolës. Ai më tha se disa fjali janë supozime dhe unë nuk kam pse ta mohoj”, u shpreh Zazaroni.