MENU
klinika

Një dasmë e vërtetë myzeqare

‘Guna me rrëke’, mbledh turistë dhe vendas në Seman të Fierit

26.05.2019 - 16:03

Këngë, valle, rituale tradicionale, veshje folklorike, dekor e personazhe si nga Myzeqeja, i dhanë festës se Gunës me rrëke në Seman të Fierit, përmasat e nje dasme të vërtete myzeqare.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi tha se kjo festë është një traditë që synohet të sillet çdo vit.

“Ne si Bashki do të vazhdojmë. Jemi në krye të këtyre punëve dhe do të mbështesim të gjitha këto festa fantastike në çdo njësi administrative, me idenë që të vazhdojmë të ecim përpara në këtë rrugë.”

Festa solli para myzeqarëve, pjesëmarrësve të shumtë, një manifestim fantastik të trashëgimisë dhe traditave të një zone të spikatur, ku ritualet e dasmës myzeqare përfshinë edhe ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë, të pranisheëm në festë.

“Shoh shumë njerëz të kënaqur, muzikë fantastike, veshje kombëtare të mrekullueshme.Po e shijoj shumë. Jam ambasadore e Kroacisë, por e dua shumë Shqipërinë.

Jam për herë të parë këtu, por shoh njerëz shumë të afrueshëm. Urimet më të mira. Ju ruani zakonet, traditet dhe ushqimet tradicionale të zonës.”

Gatimet tradicionale, atmosfera që krijuan koloriti i veshjeve folklorike, kabaja dhe këngët myzeqare, i dhanë kësaj feste përmasat e një feste të madhe në Myzeqe, që risillte gjithë memorien dhe pasurinë shpirtërore që kishte kohë që ishte harruar.