MENU
klinika

Video

Hailey Bieber shtatzanë vërtetë këtë herë?

10.05.2019 - 15:02

Pas mbrëmjes së Met Gala 2019, një numër i konsiderueshëm personazhesh publikë morën pjesë në një tjetër festë dhe shumë prej tyre ndërruan look dhe u tjetërsuan.

Gjatë festës në fjalë është filmuar një video ku shfaqet Kendall Jenner pranë Hailey Bieber duke i fërkuar asaj barkun dhe pas kësaj janë shtuar aludimet se bashkëshortja e Justin është shtatzënë.

Siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme dy mikeshat shfaqen duke kërcyer me këngën e Justin në sfond dhe duken në superformë.

Ndërkohë aktualisht rrjeti po gumëzhin dhe shumë persona janë më se të bindur se supermodelja është shtatzënë dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë e këtë herë vërtetë e jo si në shakanë e 1 Prillit që bënë së bashku me Justin ku u kritikuan ashpër nga fansat.

Madje nëse mendoni se ky ishte një improvizim në kuadër të shakasë, nga ana e Kendall një tjetër video e dëshmon më së miri se Hailey është në pritje të ëmbël.

“Vogue” ka publikuar një video ku në disa sekuenca Hailey prek barkun e saj në mënyrë të pavetëdijshme, veprim ky tipik i një gruaje që është shtatzënë.