MENU
klinika

Çfarë diskutuan?

Haradinaj vizitë në shtëpinë e Zaev, ja kush i shoqëron (FOTO)

26.05.2019 - 09:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Në këtë vizitë, Haradinaj shoqërohej nga bashkëshortja e tij Anita.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se ka qenë një vizitë miqësore.

Sipas tij në këtë vizitë o diskutua për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe për të ardhmen e përbashkët euro-atlantike për të dyja vendet.

Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, shkruan Haradinaj.