MENU
klinika

Akuzat për përdhunime

Harvey Weinstein, 44 milionë dollarë për skandalin seksual

24.05.2019 - 14:13

Harvey Weinstein raportohet se ka arritur një marrëveshje paraprake prej 44 milionë dollarë me gratë që e akuzuan për sjellje të pahijshme seksuale.

Sipas Wall Street Journal, marrëveshja u arrit të enjten pas negociatave midis Weinstein, akuzueseve të tij, anëtarëve të bordit të studios së tij dhe zyrës së avokatit të New York.

Weinstein pagoi 1 milion dollarë dorëzani për të dalë nga burgu, arriti një akord të kushtueshëm me ekipet ligjore të viktimave të tij.

Në këtë shumë përfshihen edhe dëmet që Weinstein do t’u paguajë disa ish-punonjësve të tij apo partnerëve në biznes, të cilët u prekën dhe dëmtuan nga pasojat ekonomike mbi aktivitetin kinematografik.

Nëse marrëveshja do të finalizohet, do të zgjidhte gjithashtu një padi për të drejtat civile të ngritur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të New York vitin e kaluar.

Në tarifën prej 44 milionë dollarë, rreth 30 milionë do shkojnë për të mbuluar shpenzimet e avokatëve të paditëseve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN