MENU
klinika

Detajet e marrëveshjes

Hazard është i Realit/ Ja kur prezantohet

29.05.2019 - 19:05

Finalja e Europa League, Chelsea-Arsenal do të jetë ndeshja e fundit për Eden Hazard si lojtar i Bluve.

Real Madrid ka arritur marrëveshje totale me belgun dhe zyrtarizimi do të vijë së shpejti.

“The Sun” raporton se lojtari do të kushtojë 100 milionë euro që do të paguhen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër me bonuse.

Në anën tjetër, Hazard pritet të përfitojë rreth 450 mijë euro në javë.

Lojtari ka zhvilluar një sezon fantastik me 19 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat. Sipas medieve spanjolle zyrtarizimi do të behet me 3 qershor, ku Hazard do të bëhet lojtar i Real Madridit.

Fantazisti belg nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën për tu bashkuar me Madrilenët, ndërkohë që ai ishte dëshira e parë e trajnerit Zidane për merkaton verore.