Vëllai i tij është objektivi kryesor i Real Madrid këtë sezon, por dhe Thorgan Hazard duket se do ndryshojë ambient sezonin e ardhshëm.
Pas katër vjetësh me fanellën e Borussia Monchengladbach, skuadër tek e cila bën pjesë që nga viti 2015, kohë kur u transferua nga Chelsea, 26-vjeçari është gati ta mbyllë aventurën me ekipin e drejtuar nga Dieter Hecking.
Belgu pohoi se destinacioni i tij i ri është Borussia Dortmund, ofertë të cilën nuk mund ta refuzonte.
Ai deklaroi se bisedon shpesh me mikun e tij, Witsel, dhe se është i lumtur që në “Signal Iduna Park” do të ketë dikë që do ta ndihmojë të ambientohet sa më parë.
Këtë sezon me Monchengladbach, Thorgan Hazard është aktivizuar 33 herë dhe ka realizuar 10 gola.