MENU
klinika

Çfarë rezultoi?

Helmimi në Bulqizë, dalin përgjigjet e analizave të ujit

07.05.2019 - 14:37

“Uji nuk ka ndotje mikrobiale”, kështu ka rezultuar nga analizat që i janë bërë ujit sipas mostrës që është sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP.

Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese